Reja flet për fitoren e Shqipërisë ndaj Andorrës

Futboll 25 Mars 2021 23:16

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja është shprehur i kënaqur me pikët të fituara ndaj Andorrës në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Insporti.com.

Reja pas ndeshjes në prononcimin për mikrofonin e “SuperSport” deklaroi se e rëndësishme për ta është të bëjnë lojë të mirë, teksa ka shtuar se kundërshtari i sontëm ka qenë i vështirë.

“Isha shumë i kënaqur në pjesën e parë. Na u desh që në pjesën e dytë të marrim veten edhe pse vuajtëm pak. Andorra është skuadër e vështirë që të bën presion. Jam i kënaqur me këto tri pikë. E rëndësishme ka qenë të bëjmë mirë. Do të kërkojë të shfrytëzoj maksimalisht këtë grup që kemi. Sepse kalendari është i ngjeshur. Duhet të përdorë të paktën 20 lojtarë”, deklaroi Edoardo Reja.

Shqipëria mopshti 0:1 në udhëtim te Andorra me golin e vetëm të shënuar nga Emir Lenjani në minutën e 41-të. /Insporti.com/

-->