Reja i lumtur me fitoren kundër Moldavisë

Kombëtarja 11 Qershor 2019 23:23

Shqipëria triumfoi 2:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen e katërt të saj në kuadër të grupit H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Trajneri i kombëtares shqiptare, Edoardo Reja thotë se skuadra e tij e bëri një lojë të mirë, derisa lavdëroi lojtarët e tij.

“Na duhej fitorja. Luajtëm, është e rëndësishme loja që bëmë. Filluam mirë. Fitoren që na duhej, e arritëm. Djemtë ishin të qetësuar, edhe pse humbëm pikët në Islandë. Nëse nuk do fitonim, do kishte frikë për të ardhmen”, deklaroi Reja për “Supersport”./Zëri