Reja: Provuam kundërsulmet, Anglia ishte e fokusuar gjatë gjithë ndeshjes

Futboll 28 Mars 2021 20:35

Kombëtarja e Shqipërisë e ka pësuar humbjen e parë kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Në “Air Albania”, në Tiranë, Shqipëria ishte nikoqire e Kombëtares së Anglisë.

Pas ndeshjes, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja është deklaruar për humbjen e sotme nga Anglia në Tiranë.

“Duhet të kemi parasysh kur krahasojmë dy skuadrat. Ne u tërhoqëm në mbrojtje për ta zënë në befasi Anglinë. Ne e kishim përgatitur ndeshjen të fokusuar te kundërsulmet. Uzuni e pati një rast, por nuk ia dolëm në vazhdim pasi ishte e vështirë. Bëmë ndeshje të mirë në mbrojtje, por gjithsesi për të marrë një vlerësim të përgjithshëm, por Anglia qëndron e përqendruar nga fillimi e deri në fund”, ka deklaruar Reja në “SuperSport”.

Ndeshja që u zhvillua në kryeqytetin shqiptar, Tiranë i takoi “Tre Luanëve” me rezultat të pastër, 0:2. /Insporti.com/

-->