Rekord i penalltive në Botërorin “Rusia 2018”

Futboll 26 Qershor 2018 09:26

Kur ende nuk ka përfunduar faza e grupeve, qysh tani është shënuar një numër rekord i penalltive të akorduara dhe e gjitha kjo po i atribuohet teknologjisë “VAR”.

Nëse për asgjë tjetër, atëherë ky Kampionat Botëror do ta mbahet mend për numrin e madh të penalltive që janë akorduar deri më tani, e kush e di deri në fund edhe sa do të jenë.

Penalltia e akorduar në ndeshjen e djeshme për Arabinë Saudite kundër Egjiptit, ishte njëmbëdhjetëmetërshi i 18-të në “Rusia 2018” dhe theu rekordin të cilin më parë e mbanin Kampionatet Botërore në vitet 1990, 1998 dhe 2002.

Mirëo , rekordi përsëri u thye vetëm pak orë ma vonë, pasi në ndeshjen iran – Portugali, u akorduan dy penallti, njëra për Portugalinë, e cila nuk u shfrytëzua nga Cristiano Ronaldo dhe tjetra në të mirë të Iranit, ku në lojën shtesë, në minutën e 93-të, shënoi Karim Ansarifard dhe kështu numri i njëmbëdhjetëmetërshave shkoi në 20.

Nga gjithsej këto 20 penallti, 15 prej tyre janë konkretizuar, kurse pesë nga to lojtarët nuk kanë arritur të shënojnë ose janë pritur nga portierët. /Insporti.com