Rekord i ri shtetëror nga Fjorda Shabani

Sporte tjera 06 Korrik 2018 20:28

Sot, në ditën e tretë të garave në Kampionatin Evropian të Juniorëve që po zhvillohen në Helsinki, notarja jonë Fjorda Shabani u paraqit në disiplinën 50 metra/shpinë dhe arriti kohën 00:31:54 që është edhe rekord absolut i Kosovës.

Rekordi i mëhershëm mbahej nga po kjo notare e talentuar me kohën 00:31:97. Paraqitje shumë të mirë pati edhe notarja tjetër, Eda Zeqiri, që u paraqit po në 50 metra/shpinë dhe arriti kohën 00:31:60.

Në renditjen përfundimtare Fjorda u rendit e 51-ta nga 55 pjesëmarrëse, ndërsa Eda Zeqiri u rendit e 52-ta!

Sot, gjithashtu u paraqit edhe notari Dasar Xhambazi në disiplinën 50 metra/bretkocë dhe arriti kohën 00:31:63 dhe u rendit i 51-ti nga 52 pjesëmarrës.

-->