Rekord i zi në finalen e parë

Hendboll 22 Maj 2019 23:12

Në palestrën “Karagaçi” në Pejë përfundoi u ndeshja e parë finale e Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj, ndërmjet Besa Famgasit dhe Kastriotit.

Pas 60 minutash lojë, rezultati ishte 16:15 për pejanët.

Ndeshja në tërësi ka qenë e luftuar nga hendbollistët e të dyja palëve, ku më shumë kanë ardhur në shprehje portierët e të dyja skuadrave, Haris Berisha i Besa Famgasit dhe Arbër Curri i Kastriotit.

Ndeshja përfundoi me rekord të zi, pasi nuk mbahet mend që një ndeshje e hendbollit në Kosovë të ketë përfunduar me kaq pak gola të shënuar, vetëm 31 sosh./Zëri/