Rekord në NBA, San Antonio mund Oklahoman pas vazhdimeve

Basketboll 11 Janar 2019 09:20

Spektakli nuk ka munguar në NBA në një ndeshje maratonë, ku skuadrat dhanë maksimumin në parket, një ndeshje e hapur ku të dyja ekipet e kërkuan fitoren deri në sekondën e fundit. Bëhet fjalë për super sfidën mes San Antonios Spurs e Oklahoma City Thunder, e vendosur pas 2 kohëve shtesë, ku triumfuan Spursat, 154-147.

Më i miri mbi parket për Spurs ishte LaMarcus Aldridge me 56 pikë…

….kurse për Oklahomën u dallua Waestbrook, që realizoi një “triple double” (24 pikë, 13 rebound e 24 asist), por që mbetën për statistikë, ashtu sikurse edhe 30 pikët e George.

E veçanta e këtij takimi është se ai kaloi kuotën e 300 pikëve (301), ndeshja e parë e këtij sezoni që kalon këtë kuotë, raporton Insporti.

NBA – Rezultatet e sotme
Miami – Boston, 115-99
Denver – Clippers, 121-100
San Antonio – Oklahoma, 154-147
Sacramento – Detroit, 112-102