Rekord i ri i shikueshmërisë në Premier League

Sot në “Wembley” në derbin e Londrës Veriore, në ndeshjen Tottenham – Arsenal, ku nikoqirët fituan me rezultat minimal 1-0, është shënuar rekord i ri i shikueshmërisë.
Kapaciteti i stadiumit të Tottenham “Wembley”, për ndeshjet e futbollit është 90.000 ulëse, kurse në përballjen e sotme zyrtarisht ishin të pranishëm 83.222 shikues, që është rekord i ri, prej se Premier League njihet me këtë emër.
Ky numër e tejkalon atë të muajit të kaluar, ku në ndeshjen në mes Tottenham dhe Manchester United, ishin 81.978 shikues.
Megjithatë, rekordi më i madh i shikuesve të pranishëm në një ndeshje në Angli, është ai i vitit 1948 në ndeshjen e Manchester United kundër Arsenal, ku ishin 83.260 të pranishëm, që i bie vetëm 38 njerëz më shumë se sa në derbin e sotëm. /Insporti.com