Rekordi i Bayern Munchenit

Futboll 02 Shkurt 2020 10:12

Sulmi i Bayernit këtë vit po impresionon çdo ditë e më shumë.

Bavarezët  kanë shënuar 58 gola në 20 javët e kampionatit, asnjëherë më parë në histori nuk ishte shënuar më shumë. Që nga ardhja e Flick Bayerni shënon 3.13 gola për ndeshje, momentalisht një shifër rekord për një trajner të Bayernit.

Sulmi ka funksionuar deri tani jo vetëm në kampionat, por dhe në Champions League. Kujtojmë që Bayerni e mbylli fazën e grupeve me 24 gola të shënuar, shifra e dytë më e lartë në historinë e kompeticionit, nga të cilat 16 jashtë fushe, rekord i kompeticionit.

-->