Remzi Ejupi reagon pas publikimit të letrës së UEFA-s: E vërteta vonon, por nuk harron

Futboll 21 Mars 2022 08:34

Kryetari i klubit të futbollit Prishtina, Remzi Ejupi, është dënuar me një vit mos kryerje të detyrës në klubin bardh e kaltër nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo erdhi për shkak të disa akuzave në drejtim të FFK-së që Ejupi i bëri në një intervistë dhënë për Insport. Kështu Komisionin Disiplinor të hapë fillimisht procedurë disiplinore, e pastaj ta dënojë atë.

Madje, Komisionet e FFK-së nga pushimi kanë dal në zyre vetëm për t’ia shqiptuar dënimin Ejupit.

Njeriu i parë që e kishte komentuar letrën në fjalë ishte presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi.

I pari i skuadrës kampione në fuqi të Kosovës e kishte komentuar këtë letër dhe shumë parregullsi të tjera që ka ndodhur në kohën që kanë ndodhur në FFK në kohën e Agim Ademit.

“E vërteta vonon, por nuk harron. Për letrën në fjalë kam qenë në dijeni që në vitin 2020. Kam qenë në Spanjë kur më ka ardhur një informacion i tillë dhe konsideroj se duhet luftuar të gjitha dukuritë negative në futboll andaj e kam përmendur këtë letër në intervistë dhe jam dënuar”, ka thënë Remzi Ejupi të dielën mbrëma për Zeri.info.

Remzi Ejupi në krye të FC Prishtinës është prej vitit 2004.

Nën udhëheqjen e tij, Prishtina ka fituar gjashtë tituj të kampionit, pesë Kupa dhe pesë vjet ka garuar në Evropë. 

Të dielën mbrëma është bërë publik një vendim i UEFA-s për ta dënuar Agim Ademin, kryetarin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Është Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s që ka vendosur ta dënoi Agim Ademin.

Atij i ishte ndaluar marrja me futboll deri më 31 dhjetor të vitit 2022 për shkak të dënimit me burg që i ishte shqiptuar në Kosovë.

Vendimi është i Thomas Partl, ndërsa mban datën 20 gusht 2020. Ndërkohë Ademi shmangu vuajtjen e dënimit, ndërsa rasti i tij u kthye në rigjykim.

No description available.

“Të ndalohet z. Agim Ademi nga ushtrimi i çdo veprimtarie në lidhje me futbollin deri më 31 dhjetor 2022”, thuhet në letër. /Insporti.com/

-->