Renditja e Superligës së Kosovës pas javës së katërt, kjo skuadër befasisht kryeson
Futboll
16 Shtator 2021
18:46

Me dy takimet e zhvilluara pasditen e së enjtes, është mbyllur edhe xhiroja e katërt e elitës së futbollit kosovar.
Prishtina dhe Gjilani i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras me rezultat 1-1, kurse Drenica ka triumfuar në udhëtim te Ulpiana me shifrat 1-0.
Pas përfundimit të javës së katërt, Superligës së Kosovës i prinë Drenica me 10 pikë, ndjekur nga Ballkani dhe Drita me nga 8 sosh.
Malisheva renditet e katërta me 7 pikë, kurse Feronikeli pozicionohet i pesti me 6 sosh.
Gjilani zë vendin e gjashtë me 6 pikë, ndjekur Prishtina, Dukagjini e Llapit me nga 2 sosh, kurse Ulpiana mbetet e fundit me vetëm një pikë.
Renditja e BKT Superligës së Kosovës:
