Reperi i njohur i reagon Canës: Ti je patriot nga Gjakova, Vucic nuk ka kërkuar falje për masakren e Kosovës

Futboll 03 Prill 2021 17:49

Ditë më parë, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, iu përgjigj një prej pyetjeve të fansave në Instagram, se kë do ta votonte për zgjedhjet e 25 prillit, ku kishte zbuluar se do t’ia jepte votën Edi Ramës, përcjell Insporti.

Siç duket, ky vendim i Canës nuk i ka pëlqyer aspak reperit të njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, i cili njihet si fans i zjarrtë i Partisë Demokratike.

Ja shkrimi i Stressit në Instastorje:

“Pse more Lorik??? Mos harro Liria Ka Vetem Nje Emer UÇK. Ti je patriot nga Gjakova a e di se sa njerez jan te humbur ne Gjakove nga lufta dhe sdihen as eshtrat. I vetmi progres i Edi Rames eshte takimet me Vucic? Ai qe skerkon falje per masakren e Kosoves. Gabim Lorik. A e di Edi Rama esht miku me i ngushte i Vucic k**. Kete e quani progres 25 takime mes Vucic Rames dhe shtetit grek?”, ka shkruar ai.

-->