Reprezentuesi i Kosovës e fillon me humbje në Suedi

Uncategorized 14 Qershor 2020 17:07

Reprezentuesi i Kosovës, Fidan Aliti, me Kalmarin e filluan me humbje edicionin e ri në Kampionatin e Suedisë.

Futbollisti Aliti u paraqit standard për Kalmarin por nuk ia dolën të shkëpusin pikë në udhëtim, duke pësuar humbje me 2:1 nga Norrkoping.

Për vendasit shënuan Hakshabanovic (4′) e Totte (57′) dhe për mysafirët Romarinho (38′).

Norrkoping fiton tri pikë në hapje dhe Kalmar mbetet duarthatë.

-->