Reshat Mati ruan rekordin pa humbje, nokauton boksierin afrikan
Boks
19 Dhjetor 2020
08:30

Reshat Mati ka zhvilluar një përballje interesante boksi gjatë mbrëmjes së kaluar.
Boksieri i njohur shqiptar është përballur me afrikanin, Dennis Okoth.
Mati i njohur ndryshe si “Ariu shqiptar” e ka nokautuar Okothin pas gjashtë rundesh.
Përballja e sontme i kishte tetë runde, por vetëm pas gjashtë rundesh, Mati arriti fitoren.
Ndryshe, rekordi i Matit është nëntë fitore dhe asnjë humbje.