Rexha nuk dorëzohet, padit Feronikelin

Futboll 29 Qershor 2020 08:30

Klubi Futbollistik “Feronikeli” do të përballet shumë shpejtë me një padi të cilën tashmë pritet që ta dorëzojë në Federatën e Futbollit të Kosovës, ish-futbollisti i tyre, Kastriot Rexha.

Futbollisti më i mirë në Kosovë ka deklaruar se këtë veprim ka vendosur ta ndërmarrë pasi që presidenti i klubit, Naser Ramaj, nuk i ka hapur telefonin.

“Kam pritur 6 muaj dhe tashmë kam vendosur ta dërgojë lëndën në Federatë”, tha Rexha lidhur me këtë çështje. E kam thirr në tri raste për të falënderuar pas nderjes me Feronikelin por që nuk më është lajmëruar”, deklaroi Rexha në emisionin “Sporti Total” në “KTV”.

Gazeta “Sheshi” ka mësuar se Rexha nuk i ka marrë premiot për titullin kampion dhe Kupën e Kosovës, teksa klubi nga Drenasi i detyrohet edhe disa obligime të tjera.

Por, krahas Rexhës edhe disa futbollistë të tjerë kanë konfirmuar që do të ndërmarrin hapa ligjor ndaj ish-klubit të tyre.

-->