Rexhbeçaj i pafat – përfiton futbollisti tjetër i Kolnit për të kaluar ekipin në epërsi

Futboll 01 Qershor 2020 21:47

Janë shënuar tre gola në pjesë të parë në takimin në mes të Koln dhe Leipzig, që ka startuar në orën 20:30.

Ishin vendasit e Koln ata që kaluan të parët në avantazh. Futbollisti me origjinë shqiptare, Elvis Rexhbecaj u lirua brenda zonës në minutën e gjashtë dhe gjuajti me të majtën.

Goditja e tij ndalet në shtyllë, por Cordoba përfitoi dhe kalon Kolnin në avantazh.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 2:3 të mysafirëve, ndërsa tani Leipzigu po udhëheq 2:4, pas rreth një ore lojë.

Klikoni për të parë videon.

-->