Rexhepi: Edhe katër futbollistë të tjerë do t’i transferojmë te Dukagjini

Skuadra e posa inkuadruar në Superligë, Dukagjini po vazhdon të forcohet për stinorin e ardhshëm.
Dukagjini deri më tani ka bërë disa transferime ku së fundi tek skuadra janë parë edhe Denis Haliti i cili sezonin e kaluar mbrojti ngjyrat e Dritës dhe Flamur Neziri që ishte pjesë e Flamurtarit.
Këtë e ka konfirmuar edhe vet trajneri Xhengis Rexhepi. “Po kemi transferuar edhe Denis Halitin nga Drita si dhe Flamur Nezirin nga Flamurtari” tha fillimisht ai.
Ai vazhdoi duke pohuar se Dukagjini do të vazhdojë të përforcohet ende edhe me disa lojtarë. “Jemi në bisedime edhe me katër lojtar të tjerë të cilët shumë shpejtë do të nënshkruajnë me klubin pasi që jemi shumë afër marrëveshjes me ta”, përfundoi Rexhepi.
Ai nuk deshi të tregoj emra pasi që u shpreh se një gjë e tillë do të zbulohet në momentin kur të bëhet gjithçka zyrtare Kujtojmë që Dukagjini u inkuadrua në Superligë këtë edicion pasi u rendit e dyta në Ligën e Parë.