Rexhepi: Gjyqtarët duhet kenë kujdes me bukën e trajnerit dhe futbollistëve

Futboll 28 Shtator 2019 16:11

Trajneri i Dukagjinit, Xhengis Rexhepi është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij, pavërsisht humbjes ndaj Llapit me rezultat 2:1 në “Zahir Pajaziti”, shkruan Insporti.com.

Rexhepi pas ndeshjes për mikrofonin e Supersport Kosovës deklaroi: “Jam i kënaqur me futbollin e treguar këtu sot në Podujevë nga futbollistët e skuadrës. Realisht, Llapi nuk kishte raste shënimi përveç dy golave që i shënuan. Ne kishim raste shënimi më shumë se Llapi. Skuadra ime ishte në panik pas golit të parë, të shënuar në Superligë dhe si pasojë e panikës pësuam edhe golin e dytë. Normale, është vështirë ndaj Llapit, pasi kanë futbollistë cilësorë. Duhet të tregohem i kujdesshëm, pasi në këto momente jam i nervozuar por personat që ndajnë drejtësinë duhet të kenë kujdes me bukën e trajnerit dhe futbollistëve. Neve nuk na u referua një penallti e pastër dhe kjo ishte qëllimshme”, deklaroi Rexhepi, transmeton Insporti.com.

Tutje, ai shtoi se ndeshja e ardhshme ndaj Trepçës 89’ në mesjavë do të jetë jetike për të ardhmen e tij.

“Ndeshja ndaj 89shit do të jetë ‘jetë a vdekje’, unë do të mundohem të përgatisë skuadrën fortë për atë ndeshje dhe do mundohemi ta fitojmë”, përfundoi ai.

Dukagjini me këtë humbje vazhdon të qëndrojë në pozitën e fundit me vetëm një pikë të grumbulluar, pas shtatë xhiro të zhvilluara. Ndërsa, Llapi pas kësaj fitore renditet në pozitën e dytë me 14 pikë. /Insporti.com/

-->