Rezultat befasues në pjesën e parë të PSG – Real Madrid

Futboll 06 Mars 2018 20:35

Pjesa e parë e takimit PSG – Real Madrid ka përfunduar baras, pa gola.

Në ndeshjen e kthimit të 1/16 të finales të luajtur në “Parc des Princes”, nuk pati gola, por nuk munguan edhe rastet e shënimit, raporton Insporti

Rastet më të mira për shënim i pati Real Madridi, që nuk arriti të zhbllokojë rezultatin me anë të Karim Benzema, kur po luhej minuta e 36′ e takimit.

Vendasit ndërkaq, kanë dominuar me posedimin e topit [60% – 40%], kurse Reali ka pasur më shumë gjuajtje në portë [2 kundrejt 1 të Paris Saint-Germain].

Rasti kur Benzema dështoi i vetëm përballë portierit:

-->