Rezultate super të dobëta të Llapit, Batatina “kërcënon” futbollistët

Futboll 20 Tetor 2020 21:34

Llapi është në krizë të thellë të rezultateve në Superligës.

Skuadra nga Podujeva ka grumbulluar vetëm dy pikë në gjashtë javët e para të sezonit të ri dhe është fundosur në tabelë.

Për këto rezultate kanë reaguar “Legjendat” që kanë thënë se nuk do të lejojmë një degradim të tillë, shkruan Indeksonline.

Por ajo që është vënë në pah është komenti i nënkryetarit të klubit, Amrush Batatina.

Ai ka thënë se lojtarët nuk kanë kurrfarë interesimi dhe ju interesojnë vetëm pagat e tyre.

Batatina ka shtuar se do t’i “dënoj” në paga nëse nuk ka rezultate në ndeshjet e ardhshme.

-->