Rezultatet dhe renditja në Superligën e Basketbollit

Superliga 04 Nëntor 2018 20:21

Golden Eagle Ylli bindshëm ndaj Boreas

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore bindëse ndaj Boreas me rezultat, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Theranda ka fituar me shifrat 109:75  dhe në këtë mënyrë ka regjistruar fitoren e katërt në kampionatin e sivjetmë, derisa i ka pësuar tri humbje.

Clayton Terrell me 26, Robert Jones me 22 dhe Romelo Banks me 21 pikë ishin më efikasit te vendësit.

Ndërsa, Patrich Wencher JR me 19, Shpend Gashi me 17 dhe Blend Kadusha e Beq Kovaqi me nga 14 pikë u dalluan te skuadra pejane.

Trepça befason kampionin

Treça ka fituar në udhëtim te kampioni aktual, Bashkimi, me rezultat 88:84, në ndeshjen e javës së 7-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ky rezultat mund të konsiderohet si si befasishëm, duke marrë parasysh nismën tejet të dobët të “Minatorëve”, të cilët fitoren e parë e shënuan vetëm në javën e kaluar (java e 6-të) kur e mundën Borean.

Besnik Azemi me 25 pikë të shënuara ishte lider i Trepçës në ndeshjen e sotme, në të cilën pikë dyshifrore patën edhe Mark Dorris (20) dhe Dwane Miner (17).

Ndërsa, te Bashkimi më efikasit ishin: Michael Martin me 28 dhe Jordan Capps me 26 pikë.

Për Bashkimin kjo ishte humbja e katërt në 7 javët e para të kampionatit.

Rahoveci në pozitën e liderit

Rahoveci e ka shënuar fitoren e gjashtë nga shtatë ndeshje të deritashme në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e trajnerit Bujar Loci e ka mposhtur Lipjanin me rezultat 88:66. Arian Qallaku me 23 dhe Deshon Minnis me 21 pikë ishin më të merituarit për fitoren e sotme të Rahovecit. Në radhët e Lipjanit më efikasit ishin Stacey Lambert me 18 e Kevin Phillips me 16 pikë. Për Lipjanin kjo ishte humbja e gjashtë në shtatë javët e para.

Rezultatet:
Rahoveci – Lipjani                88:66
Bashkimi – Trepça                84:88
Golden Eagle Ylli – Borea    109:75
Ponte Prizreni – Z Mobile Prishtina, është shtyrë

Tabela
1.Rahoveci                        7        6        1        13
2.Z Mobile Prishtina      6        6        0        12
3.Golden Eagle Ylli         7        4        3        11
4.Bashkimi                       7        3        4        10
5.Ponte Prizreni              6        3        3        9
6.Trepça                            7        2        5        9
7.Borea                              7        2        5        9
8.Lipjani                           7        1        6        8