Rezultatet dhe tabela pas 3 ndeshjeve të javës së 10-të

Futboll 18 Tetor 2019 16:13

Gjilani e ka fituar kryendeshjen e sotme të javës së 10-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, pasi në Drenas e mposhti kampionin aktual, Feronikelin, me rezultat 2:1.

Vendësit kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Da Silva (73’), por udhëtuesit u kundërpërgjigjën me dy golat të shpejtë nga Franc Veliu (81’) e kapiteni Ylber Kastrati (8:4’).

Me rikthim në rezultat ka fituar edhe Llapi ndaj Trepçës ’89 me shifrat 4:1. Labinot Osmani në minutat 66 e 76, Bunjamin Emini (71’) dhe Muhamed Hyseni (86’) shënuan për vendësit, ndërsa Muharrem Jashari (1’) ishte autor i golit për “Minatorët”.

Fitore të rëndësishme (1:0) ka shënuar edhe Dukagjini ndaj Vushtrrisë, me golin e shënuar nga Altin Merlaku në minutën e 17-të.

Rezultatet:
Dukagjini – Vushtrria 1:0
Feronikeli – Gjilani 1:2
Llapi – Trepça ’89 4:1
E shtunë:
Flamurtari – Drenica
E diel:
Drita – Ballkani
Ferizaj – Prishtina

Tabela

-->