Rezultatet dhe Top 5 aksionet në NBA

Basketboll 02 Shkurt 2018 09:49

Gjatë mëngjesit me orën tonë lokale, janë zhvilluar pesë ndeshje në NBA. Ndeshja kryesore ishte ajo që u zhvillua në AT&T Center, ku u përballën dy ekipet nga Texas, ajo e San Antonio Spurs dhe Houston Rockets. Triumfuan Rockets me rezultat 102-91, derisa dyshja James Harden dhe Clint Capela arritën double-double. Harden shënoi 28  pikë dhe 11  asistime, kutse Capela me 14 pikë e 13 kërcime. Chris Paul nuk ishte në nivelin e tij, pasi ishte nën mesataren e tij sezonale, me vetëm 10 pikë e 2 asistime. Në anën tjetër tek Spurs në mungesë të Kawhi Leonard, realizatori më i mirë ishte Danny Green me 22 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime e topa të vjedhur. Kurse LeMarcus Aldridge e përmbylli ndeshjen me në kuotën e 16 pikëve e 8 kërcimeve.

Në takimet tjera, këto ishin rezultate:

Detroit Pistons – Memphis Grizzlies (104-102)

Washington Wizards – Toronto Raptors (122-119)

Minnesota Timberwolves – Milwaukee Bucks (108-89)

Denver Nuggets – Oklahoma City Thunder (127-124)

-->