Rezultatet e dobëta, Pique u del tifozëve me lutje

Futboll 06 Nëntor 2019 14:44

Barcelona nuk është duke kaluar në formën më të mirë, pavarësisht që janë lider në La Liga dhe në grupin e tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Dje klubi blaugranas barazoi me Slavia Pragën, gjë që ka bërë të vazhdojnë kritikat e mëdha.

Por, mbrojtësi Gerard Pique ka kërkuar durim nga fansat.

Spanjolli ka thënë se e di që tifozët kërkojnë më shumë, por do të përmirësohen.

“Kërkoj pak durim. E di që fansat kërkojnë më shumë, por të gjithë e kuptojnë se jemi duke punuar për të gjetur zgjidhjen. Të gjithë kanë mendimet e tyre. Jemi në pozicion të mirë. Jemi lider në La Liga dhe në grupin e Ligës së Kampionëve. Rezultatet nuk janë keq, por mund dhe duhet të përmirësohemi”, deklaroi ai.

Barcelona ndeshjen e radhës e ka kundër Cela Vigos të shtunën.

-->