Rezultatet pas pjesëve të para në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Futboll 20 Tetor 2020 21:54

Kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, që kanë filluar nga ora 21:00.

Ndeshja kryesore është ajo mes PSG dhe Manchester United, që po fitohet 0-1 nga anglezët.

Barcelona në ‘Camp Nou’ po mposht Ferencvaros me rezultat 2:0. Epërsi të njëjtë ka krijuar edhe Lazio ndaj Dortmundit në ‘Olimpico’.

Ndërsa në ‘Stamford Bridge’, nuk ka pasur gola pas pjesës së parë mes Chelsea dhe Sevillas.

-->