Rezutlatet dhe tabela pas tri ndeshjeve të sotme

Futboll 18 Shtator 2019 18:18

Pas tri ndeshjeve të sotme të javës së 5-të të Superligës së Kosovës në futboll, renditja në tabelë ka pësuar disa ndryshime.

Pas fitores ndaj Ballkanit, Gjilani kryeson i vetëm me 12 pikë, dy më shumë se rivali lokal Drita, që sot barazoi 2:2 në udhëtim te Llapi.

Prishtina i ka importuar tri pikë nga udhëtimi te Trepça ’89 dhe i është shmangur fundit të renditjes, tani me 4 pikë.

Rezultatet:
Gjilani – Ballkani 1:0
Llapi – Drita 2:2
Trepça ’89 – Prishtina 0:1
E enjte:
Dukagjini – Ferizaj
Vushtrria – Drenica
Feronikeli – Flamurtari

Tabel