Ribery do të transferohet te kjo skuadër

Futboll 15 Mars 2019 21:49

Franck Ribery së shpejti do të luajë ndeshjen e lamtumirës me Bayern Munich, por nuk ka ndërmend të tërhiqet. Francezi i cili pas pak ditësh do të mbushë 36 vjet, mendon se mund të japë ende në fushë dhe ofertat për të nuk mungojnë si nga Evropa ashtu edhe jashtë saj.

Më e rëndësishmja duket se ka ardhur nga Katari ku Al Sadd është gati t’i ofrojë një page të konsiderueshme për dy sezone, ndërsa një tjetër arsye është edhe Xavi Hernandez, i cili luan me këtë skuadër  dhe e ka ftuar t’i bashkohet në verën e ardhshme.