Ribery ha biftek që kushton 1200 euro (VIDEO)

Futboll 04 Janar 2019 18:38

Franck Ribery i ka kaluar pushimet e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, ku ka vizituar restorantin “Nusr-Et”.

Mesfushori francez i Bayern Munichut ka shijuar një biftek i cili ishte i larë me flori 24- karatësh dhe kushton 1200 euro. Ai e ka shpërndarë këtë në rrjetin e tij social “Twitter”. “Salt Bae” siç e njohin të gjithë, i quajtur Nusret Gokçe i ka shërbyer vetë Riberisë ku më pas ka qenë francezi ai që ka marrë kripën për ta hedhur në biftek në mënyrën e “Salt Bae”.

Ribery shijoi kohën dhe ushqimin në Dubai, ndërkohë pritet të kthehet në fushën e lojës, ku për ekipin e trajnerit Niko Kovac ka bërë mjaft mirë në ndeshjet e fundit në kampionat.