Ricciardo shënon kohë rekord në Monaco Grand Prix (VIDEO)

Formula 1 26 Maj 2018 18:46

Daniel Ricciardo ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke siguruar pole position dhe gjithashtu duke vendosur kohën më të shpejtë në pistën e Monaco Grand Prix. Piloti australian i Red Bull ka lënë pas gjermanin e Ferrarit, Sebastian Vettel, që realizoi një xhiro mjaft të mirë, por që mbeti më pak se 1 sekondë pas Ricciardos.

Piloti australian e Red Bull do të nisë garën nga vendi i parë pasi fitoi “pole position” në Çmimin e Madh të Monacos, madje duke vendosur një kohë rekord për pistën e Monacos.

1 minutë 10 sekonda e 810 të mijtat ishte koha e regjistruar nga Ricciardo, që ishte e paarritshme nga të gjithë pilotët e tjerë.

Ai që iu afrua më shumë australianit ishte Sebastian Vettel që u rendit i dyti me 229 të mijtat më shumë se australiani, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua kampioni i botës Leëis Hamilton i ndjekur nga bolidi i ferrarit, që e ngiste Kimi Raikkonen.

Megjithatë Red Bull nuk iu gëzua plotësisht “pole position” të Daniel Ricciardos, për shkak se Max Verstappen nuk mundi të marrë pjesë në kualifikime për shkak të një aksidenti të pësuar në stërvitje që do të thotë se holandezi do të nisë garën nga vendi i fundit. /Insporti

-->