Rifati i dërgon një “selam” Rahovecit

Superliga 15 Prill 2019 22:24

Këtë javë fillon faza e play off-it në elitën e basketbollit kosovarë.

Sistemi i garave këtë edicion do të jetë ndryshe në krahasim me atë paraprak.

Në play off do të marrin pjesë gjashtë ekipe, dy të parat në renditje do presin fituesit e përballjeve nga pozita e tretë deri të gjashtën.

Një duel për tu shikuar do të jetë në mes Rahovecit dhe Ponte Prizrenit.

Timonieri i Prizrenasve Arbnor Rifati ka dhënë një deklarat të fuqishme përpara duelit me Vreshtarët.

Është “KOHA PËR HAKMARRJE”, ka thënë ai.

“Jemi të sigurt në fitore, çdo ditë nuk janë ndeshjet e kupës, ajo çka ndodh njëherë nuk ndodh gjithherë , ky është play-offi dhe ne jemi të sigurt që do jemi kundërshtarët e Golden Eagle Yllit në gjysëmfinale”
“Do hakmerremi dhe kemi skuadër më me potencial se Vreshtarët” potencoi Rifati.

Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet në Prizren ku kampioni aktual Bashkimi pret Trepçën./Insport

-->