Rifati: Vendim i drejtë dhe në kohën e duhur

Basketboll 31 Mars 2020 18:42

Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, vlerëson se vendimi për anulimin e kampionatit të sivjetmë në basketboll është i drejtë dhe është marrë në kohën e duhur.

“Meqë pandemia Covid 19 është bërë rrezik për njerëzimin, sigurisht se vendimi mbi anulimin e garave është i drejtë, pasi në këtë mënyrë kanë vepruar edhe shumë shtete, anëtare të FIBA-s”, ka thënë Rifati për Insporti.com.

“Mendoj që kryetari FBK-së z.Fetahu ka reaguar në kohë dhe nuk mendoj se do ishte e nevojshme të pritet më shumë, sepse kalendari do zgjerohej dhe klubet nuk do mund të përballonin koston e pagesës së lojtarëve, trajnerëve etj”, ka shtuar trajneri i Ponte Prizrenit./Insporti/

-->