Rihapet çështja De Gea dhe Real Madrid

Futboll 07 Shkurt 2018 13:54

Real Madrid ka ngjallur përsëri interesimin për portierin spanjoll, David de Gea dhe duket se po bëhet gati për një tentim të ri për ta sjell atë në “Santiago Bernabeu”.

Për këtë arsye sipas disa raportimeve, drejtuesit e Manchester United kanë vënë klauzolën prej 130 milion eurosh për portierin e tyre.
Me këtë klauzolë të lartë përkundër që spanjollit i skadon kontrata në vitin 2019, ata do të mundohen ta mbajnë atë në “Old trafford”. Madje pritet që shumë shpejt, United të fillojë negociatat me De Gea-n për vazhdimin e kontratë, me ç’rast pritet të ketë edhe ngritje të dukshme në pagën e 27 vjeçarit.
Për më shumë, Jose Mourinho e cilësuar si prioritet angazhimin e tij për ta mbajtur portierin spanjoll në Manchester për një kohë të gjatë dhe për këtë arsye pritet që oferta e re e “Djajve të Kuq” do të jetë e majme.

Në anën tjetër, Presidenti i ekipit Madrilen, Florentino Perez, tash e një kohë e kërkon spanjollin, përkundër që tek Real Madrid ka interesim edhe për numrin një të Chelsea-t, belgun Thibaut Courtois. Megjithatë objektivi kryesor për këtë pozicion i “Los Blancos” mbetet David de Gea.

Kujtojmë që në afatin kalimtar veror në vitin 2015, vetëm në momentet e fundit për shkak të disa gabimeve administrative, nuk u arrit marrëveshja në mes Real Madrid dhe De Gea-s. /Insporti.com

 

-->