Rike Roçi me urim të veçantë për të dashurin (FOTO)

Sporte luftarake 24 Janar 2020 20:13

Ish-banorja e Big Brother, e cila fitoi shumë famë në Kampionatin Europian të futbollit “Francë 2016, Rike Roçi ka konfirmuar lidhjen e saj me boksierin shqiptar Kristian Prengën.

Prej kohësh është përfolur në media se ata ishin në një lidhje, por çifti nuk e kishte pranuar deri sot. Ishte Rikja që me anë të një postimi në Instagram zbuloi gjithçka.

Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen partnerit të saj. Rikja u shpreh se boksieri është njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur.

Ndërsa shton në urimin e saj: “Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe, gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”.

-->