Rike Roçi ndahet nga boksieri shqiptar, për të cilin e ka një pyetje

Sporte luftarake 27 Mars 2020 21:46

Rike Roçi është përballur me ditë të vështira këtë periudhë. Prej disa javësh ajo është izoluar në banesën e saj në Milano për shkak të koronavirusit dhe është raportuar se i dha fund lidhjes së saj me boksierin shqiptar, Krist Prenga.

Ndërkohë ata e kanë fshirë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe s’kanë lënë gjurmë të marrëdhënies që e bënë publike në fund të janarit.

Madje Rike ka fshirë të gjitha postimet e saj në rrjetin social. Ajo ka lënë vetëm një video ku mbështet Italinë në këtë periudhë kritike që po kalon, ku mijëra vetë kanë vdekur nga koronavirusi.

Megjithatë, ish-banorja e Big Brother duket se ende e do Krist Prengën, ndërsa është në dyshim për dashurinë e tij ndaj saj.

Në një postim në InstaStory ajo këndon refrenin e këngës “Mbase” të Brunos dhe Klajdi Harunit: “A më ke dashur ti mbase, pyete veten tënde ndonjëherë a më ke dashur?”

Duket se këto fjalë që Rike i këndon ndërsa mban një gotë verë në dorë ia drejton boksierit Prenga.

-->