Rike Roçi prezanton të dashurin e saj

Futboll 24 Janar 2020 11:22

Ish-banorja e Big Brother, e cila fitoi shumë famë në Kampionatin Europian të futbollit “Francë 2016, Rike Roçi ka konfirmuar lidhjen e saj me boksierin shqiptar Kristian Prengën.

Prej kohësh është përfolur në media se ata ishin në një lidhje, por çifti nuk e kishte pranuar deri sot.

Ishte Rikja që me anë të një postimi në Instagram zbuloi gjithçka.

Duke i shprehur dashurinë, ajo i uroi ditëlindjen partnerit të saj.

Rike u shpreh se boksieri është njeriu me zemrën më të madhe që ka njohur.

-->