Rikthehen bastoret në futbollin kosovar, ja tiketat që janë luajtur me mijëra euro për ndeshjen e djeshme

Futboll 12 Tetor 2020 16:54

Rikthehen ndeshjet e luajtura në bastore. Por, e vecanta e kësaj here është se nuk po flasim për Superligën, por për Ligën e Parë!

Gazeta Olle ka siguruar ekskluzivisht dy tiketa që janë luajtur me shifra relativisht të mëdha për ndeshjen e xhiros së katërt mes Lirisë dhe Trepcës.

Mësohet se tiketat janë luajtur nga Mitrovica në bastoren “Unionbet”.

Kuota për fitoren e vendësve ka qenë 1.60.

Një prej tiketave është luajtur me 5000 euro, ku janë fituar 8000 euro.

Një tiketë tjetër është luajtur me 2000 euro, që solli fitimin e 3200 eurove.

Redaksia mëson që këto nuk janë tiketat e vetme që janë luajtur për këtë ndeshje.

Vrulli i shtypjes së tiketave për fitoren e Lirisë është ndalur vetëm pasi ka rënë kuota e tipit “1”.

Një gjë tjetër që e bën akoma më të dyshuar këtë sfidë është fakti i ndërprerjes së transmetimit të ndeshjes.

Në minutat e para, takimi i zhvilluar në “Përparim Thaci” po transmetohej nga një televizion i atjeshëm lokal, por transmetimi u ndërpre pas disa minutave.

Kurdisjet janë kanceri i futbollit kosovar dhe duket që dallimi i vetëm kësaj radhe është se ato kanë nisur të bëhen ende pa filluar mirë kampionati!

-->