Rikthehen në aksion top-ligat evropiane, këto ndeshje luhen sonte

Futboll 17 Shtator 2021 13:48

Pas ndeshjeve të fazës së grupeve në garat si ajo e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe e Ligës së Konferencës, futbolli në ligat evropiane do të rikthehet sonte (e premte) me disa ndeshje në program.

Në kuadër të Premier Ligës angleze do të zhvillohet ndeshja mes Newcastle United dhe Leeds United, përballje kjo që është në kuadër të xhiros së pestë të sezonit të ri.

Po ashtu, ndeshje do të kemi edhe në La Ligan spanjolle, ku Celta Vigo e pret në shtëpi skuadrën e Cadiz CF.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen sonte në top pesë ligat evropiane.

Premier Liga: Newcastle United-Leeds United, 21:00.

Liga 1 e Francës: Strasbourg-Metz, 21:00

Bundesliga gjermane: Hertha Berlin-Greuther Furth, 20:30

Serie A: Sassuolo-Torino, 20:45

La Liga spanjolle: Celta Vigo-Cadiz CF, 21:00.

-->