Rikthehen Wanda – Icardi?

Sportbizz 20 Tetor 2021 10:28

Në fund, mbizotëroi dashuria për familjen që ata ndërtuan, më e fortë se tradhtitë e tij të vërteta ose të supozuara. Mauro Icardi dhe Wanda Nara bëjnë paqe, ose kështu duket. Nuk ka divorc, për lumturinë e fëmijëve të çiftit.

Icardi ka zgjedhur Instagramin për të komunikuar lajmin e mirë dhe për t’i bërë njerëzit të kuptojnë pajtimin: “Faleminderit dashuria ime që vazhdon të besosh në familjen tonë të mrekullueshme, faleminderit që je motori i jetës sonë. Të dua! Të dhemb shumë kur i lëndon të dashurit e tu, shërohesh vetëm kur ato të falin”.

Duket se “telenovelës” që pushtoi mediat po i vjen fundi i lumtur. Ndërkohë, kujtojmë se sipas emisionit televiziv “Los Angeles de la manana”, aktorja China Suarez i kishte shkruar Mauro Icardit për t’u takuar në një vend, ku askush nuk e njihte, në një klub nate.

Komunikimi i nxehtë mes tyre është kryer përmes aplikacionit Telegram, më pak i njohur se WhatsApp dhe më i dobishëm për të biseduar fshehurazi me njëri-tjetrin. Pas dyshimeve të para të kësaj lidhjeje ende virtuale, pasi nuk ishin takuar, Wanda punësoi një hetues privat për të zbuluar lëvizjet e burrit të saj.

Madje, detektivi arriti t’i hakonte telefonin ish-kapitenit të Interit për të zbuluar tradhtinë. Mesazhet e këmbyera mes tij dhe bukuroshes argjentinase përfunduan në duart e Ëanda Nara, e cila nisi rebelimin, fillimisht duke marrë fëmijët dhe ikur nga Parisi drejt Milanos…

-->