Rikthehet aksioni në NBA

Basketboll 22 Shkurt 2019 11:59

Pas fundjavës “All Star”, është rikthyer aksioni në sezonin e rregullt të NBA.

Kjo është pjesa më e rëndësishme e fushatës në kampionat, pasi përcakton fazën e “playoffit”.

Gjashtë ndeshje u luajtën mbrëmë, derisa Golden State Warriors triumfoi 125-123 ndaj Sacramento Kings, shkruan Insporti.

Stephen Curry tregoi paraqitje të mirë në këtë takim, duke shënuar 36 pikë, derisa qëlloi 10 nga 16 tentimet për tre pikë.

Los Angeles Lakers i LeBron Jamesit poashtu triumfoi, duke mundur Houston Rockets 111-106, derisa James realizoi 29 pikë.


Rezultati më i ngushtë u regjistrua në përballjen mes Milwakee Bucks dhe Boston Celtics, që përfundoi me një fitore 98-97 të Bucks.

Fatin e fituesit e vendosi gjuajtja për tre pikë nga Khris Middleton.

Rezultatet nga ndeshjet tjera: Cleveland Cavaliers – Phoenix Suns 111:98, Philadelphia 76ers – Miami Heat 106:102, Brooklyn Nets – Portland Trail Blazers 99:113, Milwaukee Bucks – Boston Celtics 98:97, Golden State Warriors – Sacramento Kings 125:123, Los Angeles Lakers – Houston Rockets 111:106. /Insporti.com/