Rikthehet Dardan Berisha

Superliga 25 Prill 2021 12:07

Dardan Berisha ka lënë prapa lëndimin dhe është gati t’i ndihmojë Pejës në garën për titull.

Basketbollisti pejan kishte pësuar një lëndim në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Rahovecit në Ligën Unike, duke humbur finalen e kësaj gare, por edhe ndeshjet çerekfinale të “Play-Off”-it ndaj Sigal Prishtinës në Superligën e Kosovës.

Peja eliminoi Prishtinën duke regjistruar dy fitore nga tri ndeshje dhe tani në gjysmëfinale do të kenë edhe ndihmën e kapitenit të tyre, Dardan Berishës.

Se 32-vjeçari do të paraqitet ndaj Ponte Prizrenit është konfirmuar nga KB Peja përmes faqes zyrtare të klubit.

Ndryshe, gjysmëfinalja e parë mes Ponte Prizrenit dhe Pejës zhvillohet sonte nga ora 20:15 në “Sezai Surroi”. Skuadra që shënon e para tri fitore, kalon në finalen e madhe. /Insporti.com/

-->