Rikthehet Liga e Kampionëve, Muriqi dhe Uzuni mund të debutojnë

Futboll 19 Tetor 2020 12:00

Liga më prestigjioze e futbollit në Evropë, Liga e Kampionëve, rikthehet në program ditën e nesërme (e martë).

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, mund të bëjë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me fanellën e klubit italian, SS Lazio.

Lazio do të zhvillojë ndeshjen në shtëpi kundër Borussia Dortmund. Muriqi në fundjavën që shkoi bëri debutimin e tij zyrtar në Serie A, në humbjen e Lazios në udhëtim ndaj Sampdorias me rezultat 3:0.

Një tjetër futbollist shqiptar mund të bëjë debutimin në Ligën e Kampionëve. Reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni me skuadrën e tij hungareze Ferencvaros do të përballet ndaj gjigantit evropian, Barcelona.

Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar në kualifikimin e kampionit hungarez në fazën e grupeve, duke shënuar gol në ndeshjet vendimtare.

VAR Kosova
Myrto Uzuni duke festuar kualifikimin në fazën e grupeve me bashkëlojtarët e tij

Pa dyshim, njëra nga ndeshjet më interesante zhvillohet në kryeqytetin francez, ku Paris Saint Germaini e pret në “Parkun e Princave” klubin anglez Manchester Unitedit.

Po ashtu në të njëjtën ditë zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Chelseas dhe Sevillas.

Në anën tjetër, Juventusi është mysafir i skuadrës së Dynamo Kyivit. /Insporti.com/

Këto janë të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve për ditën e nesërme:

Image

-->