Rikthehet Messi, realizon super gol me këmbën e djathtë

Futboll 16 Shtator 2020 20:14

Sulmuesi i Barcelonës Lionel Messi është i njohur për golat e tij të shënuar me këmbën e tij të majtë

Kapiteni i Barcelonës ka startuar që nga minuta e parë në miqësoren kundër Gironës kurse golin ai e shënoi në minutën e 45-të.

Fillimisht para tij kishte shënuar Philippe Coutinho.

E derisa ai golat nga largësia i ka shënuar me këmbën e tij të majtë, e cila është edhe këmba e tij e preferuar, sonte ai ka shënuar një supergol më të djathtën e tij, ku topi fillimisht goditi shtyllën dhe pastaj përfundoi në rrjetë.

-->