Rikthehet në ring Manny Pacquiao për titullin e botës!

Boks 08 Mars 2018 23:33

Boksieri veteran Manny Pacquiao ka konfirmuar meçin e radhës të tij, që do të zhvillohet në Kuala Lumpur më 24 qershor të këtij viti.

“Pacman” do të ndeshet me Lucas Matthysse, i cili është kampion i WBA në kategorinë e peshës së lehtë. Filipini Macquiao ëshët 39 vjeçar dhe është shprehur se ai nuk është favorit për këtë meç.


“Unë e di që do të jetë ndeshje e fortë. Matthysse është artist i nokautit. Por unë jam i lumtur që po luftoj përsëri dhe që do të jem kampion botëror. Kështu që prisni që unë të ushtroj shumë për këtë meç”, ka thënë Manny Pacquiao.

Manny Pacquiao do të ushtroj në qytetin e lindjen, General Santos City dhe poashtu në Manila për ndeshjen e vitit në kategorinë e peshave të lehta kundër agjentinasit, Lucas Matthysse. /Insporti.com

-->