Rikthehet super modelja që “pushtoi” finalen e Ligës së Kampionëve

Futboll 09 Qershor 2019 08:23

Kinsey Wolanski, e njohur botërisht si vajza seksi që pushtoi dhe mori të gjithë vëmendjen e finales së Champions League, që u zhvillua në Madrid, mes Tottenham dhe Liverpool.

Fama e saj mori përmasa të mëdha, por Instagram i bllokoi llogarinë e saj duke qenë se po promovonte një faqe me përmbajtje për të rritur, aq më tepër që bëri reklamë të bujshme në një finale që u ndoq nga e gjithë bota.

 

Gjithsesi Kinsey ka arritur të rihapë llogarinë e saj në Instagram, që ka shkuar në 2.8 milionë fansa, një rritje e madhe, duke qenë se para se të dilte në fushë kishte vetëm 300 mijë.

“Madridi i pushtuar, kush e ka radhën?”, shkroi modelja ruse në një postim të radhës, si për të lajmëruar një tjetër invadim fushe, por që me siguri këtë herë është thjesht një paralajmërim sepse finale të mëdha nuk ka në horizont.

View this post on Instagram

Conquered Madrid, whats next? 🤔😈

A post shared by Kinsey Wolanski (@kinsey_sue) on