Rikthehet Vojvoda, starton për Torinon
Futboll
22 Nëntor 2021
20:33

Futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda do të startojë për Torinon sonte në ndeshjen ndaj Udineses, sfidë kjo që mbyll javën e 13-të në Serie A.
Vojvoda nuk kishte startuar prej kohësh, por luajti në dy ndeshjet e Kosovës ndaj Jordanisë dhe Greqisë, kurse tani ka fituar besimin e trajnerit edhe për këtë takim.
Torino nuk i ka punët edhe aq mirë këtë edicion, teksa renditet në vendin e 14-të me 14 pikë, aq sa ka edhe Udinese një pozitë më poshtë.
Formacionet zyrtare: