“Rikthim i çmendur i Feronikelit” – mediat daneze ‘paralajmërojnë’ Copenhagen

Futboll 09 Korrik 2019 22:59

Kampioni i Kosovës në futboll, KF Feronikeli ka arritur të bëjë një rikthim të jashtëzakonshëm në rezultat në minutat e fundit kundër kampionit të Uellsit, The NewSaints, shkruan Insporti.com.

Feronikeli ishte duke pësuar humbje me rezultat 2:0 deri në minutën e 89-të kur sulmuesi i “Niklit” Mevlan Zeka shënoi golin e parë. Vetëm tre minuta më vonë, kampioni i Kosovës arriti të barazonte rezultatin përmes Astrit Fazliut i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për rezlultatin 2:2.

Ky rikthim në rezultat i “Niklit” është vërejtur nga mediat daneze pasi që fituesi i kësaj xhiro, do të përballet me kampionin e Danimarkës, FC Copenhagen.

Media daneze kanë shkruar për barazimin e Feronikelit dhe tashmë e konsiderojnë si skuadër favorite për t’u përballur me FC Copenhangen, në xhiron e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, transmeton Insporti.com.

 

Ky rezultat është tejet i favorshëm për Niklin, pasi ka shënuar dy gola si mysafir që vlejnë shumë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e kthimit në Prishtinë zhvillohet pas një javë në “Fadil Vokrri”. /Insporti.com/