Rikthim sensacional i Milanit, ia shënon katër gola Juventusit

Futboll 07 Korrik 2020 23:44

Milani ka shënuar fitore senzaciolane ndaj Juventusit në kuadër të Serie A.

Milani bëri rikthim të madh prej 2:0 disavantazh në 4:2.

Të gjithë golat u shënuan në pjesën e dytë.

Juventusi shënoi me Adrien Rabiot (47’) dhe Cristiano Ronaldo (53’).

Më pas e gjithë skena ishte për Milanin.

Zlatan Ibrahimovic nga penaltia (62’), Franck Kessie (66’), Rafael Leao (67’) dhe Ante Rebic (80’), ishin golashënuesit e kuq e zinjve për fitoren 4:2.

Me këtë fitore, Milani del në pozitën e pestë me 49 pikë.

Kurse Juventusi në vendin e parë me 75 sosh./Insporti.com

-->