Rikthimi i tifozëve në stadiume dhe palestra – Ministria fillon procedurat e para

Futboll 03 Qershor 2021 10:34

Më 11 mars 2020, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që aktivitetet sportive në vendin tonë të zhvillohen pa prezencën e tifozëve, për shkak të pandemisë Covid-19.

Kur kanë kaluar më shumë se një vitë, Ministria e Rinisë Sportit dhe Kulturës ka inicuar kërkesën për rikthimin gradual të tifozëve në stadiume dhe palestra.

Zëvendës-ministrja e sportit, Daulina Osmani deklaroi se vendimi varet edhe nga numri i të vaksinuarve në ditë.

“Po është inicuar kërkesa për rikthimin e shikuesve. Do të rishikohet mundësia që të bëhet hapja e palestrave për një numër të caktuar, verësisht në bazë të kapaciteteve të sallave. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse numri i të vaksinuarve është shumë i vogël te ne. Shtetet tjera fqinje kanë numër më të madh të popullsisë që kanë marrë vaksinat” deklaroi Osmani për Indeksonline.

Të martën, Maqedonia e Veriut zhvilloi miqësoren kundër Sllovenisë me prezencë të rreth 4 mijë tifozëve.

Poashtu edhe Shqipëria lejoi 1 mijë tifozë në finalen e Kupës mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

-->