Rikthimi në ring pas 10 muajsh – ora kur pritet të fillojë meçi i Haxhi Krasniqit

Sporte luftarake 03 Shkurt 2018 20:18

Pothuajse 10 muaj pas humbjes nga gjermani Arthur Abraham, boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi, sonte zbret në ring për t’u ndeshur me polakun Bartlomiej Grafka.

Me këtë meç, Krasniqi do ta nisë rrugëtimin për përpjekjen e tretë për titullin kampion bote për peshat super të mesme.

Junikasi me shtetësi gjermane vitin 2018 do ta nisë me duelin që do ta zhvillojë në “Gas Arena” në Halle të Gjermanisë kundër polakut Bartlomiej Grafka.

Kjo do të jetë sfida e parë e Krasniqit që nga muaji prill i vitit të kaluar kur e pati pësuar humbjen e rëndë nga Arthur Abraham.

Të drejtat televizive për transmetimin e meçit Krasniqi – Grafka, për Kosovë dhe Shqipëri, i ka fituar Digitalb.

Meçi i boksierit nga Juniku do të transmetohet në kanalin Supersport 2. Sfida pritet të fillojë rreth orës 23:00.

-->