Rikthimi për takimin e dytë ndaj PSG, ja çfarë thotë Robert Lewandowski

Futboll 07 Prill 2021 21:04

Në kuadër të ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, sot ballafaqohen edhe dy gjigantët evropian, Bayern Munich dhe Paris-Saint-Germain, raporton Insporti.

Sfida e parë zhvillohen në stadiumin “Alianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Në këtë takimi, mungesë e madhe do të jetë lojtari më i mirë në botë, Robert Lewandowski, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjeve internacionale me Poloninë.

Lewandowski ka konfirmuar se nuk do të jetë në gjendje të rikthehet për takimin e dytë ndaj PSG, që zhvillohet javën e ardhshme në Francë.

“Të dy ekipet kanë mungesa të mëdha, por ne duhet të jemi të kujdesëshëm taktikisht. Jam duke punuar por nuk do të jem në gjendje të kthehem për takimin e dytë ndaj PSG javën e ardhshme” – deklaroi ai.

-->